Site icon Telegrafi

Punonjësit e postës së Maqedonisë do të protestojnë para Qeverisë nëse nuk paguhen

Nëse nuk paguhen, “Postat” të martën do të protestojë para Qeverisë.

Pas mosmarrjes së pagës më 15 të këtij muaji, dy organizatat sindikale të Postës së Maqedonisë për të dytën ditë radhazi mbajnë protestë paralajmëruese gjatë kohës së pauzës.

“Ata kërkojnë që t’u paguhet paga e shtatorit dhe të mos ketë vonesa në dhënien e pagave në të ardhmen. Ata kërkojnë që të përmirësohen kushtet e tyre të punës, që shteti të përdorë shërbimet e tyre dhe të mos punësojë posta private, për të rritur të ardhurat e tyre.

Kryetari i Sindikatës së Postës së Maqedonisë, Boro Veligdenov, tha se kompania ka vite që ka probleme dhe Qeveria nuk ka qëndrim të prerë për tejkalimin e këtyre problemeve.

Kryetari i Sindikatës së Maqedonisë, Darko Dimovski, thotë se të martën do t’i paraqesin kërkesë Qeverisë dhe ekipit menaxhues, në mbledhjen e Qeverisë me konkluzion, sepse bëhet fjalë për SH.A në pronësi të shtetit, Kryeministri t’i urdhëroj të gjithë ministrat që të përdorin shërbimet e “Postës së Maqedonisë”. Në këtë ndërmarrje ka të punësuar 2200 punonjës./Telegrafi/

Exit mobile version