Telegrafi

Punonjësit e mediumeve të MPM-së prej sot kanë hyrë në grevë

Në Ditën e gazetarisë në Maqedoni, 17 shkurti, në shtëpinë media “Media Print Maqedonia”, shumica e gazetarëve dhe punëtorëve medial kanë hyrë në grevë në kohë të pacaktuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Greva është organizuar nga sindikata e Pavarur e gazetarëve dhe punëtorëve medial të Maqedonisë (SPGM), kurse vendimin e sollën grupet e sindikatave të gazetave ditore “Utrinski Vesnik”, Dnevnik,Vest.

Revolta e gazetarëve është nga efekti i drejtpërdrejtë i pakujdesisë së menaxhmentit dhe pronarëve të kompanisë për zhvillimin e aktiviteteve-nxjerë mediume të shtypura dhe shtypjen e produkteve të tjera. /Telegrafi/