Telegrafi

Punonjësit e kompanisë duartrokitën qentë e tyre, shikoni reagimet e tyre

Punonjësit e kompanisë Beco Pets shpërndanë një video në profilin e tyre zyrtar në TikTok ku ata duartrokasin qentë e tyre teksa hyjnë në zyrë. Videoja u bë shumë shpejt hit, dhe deri më tani ka mbi 5 milionë shikime.

Qeni i parë që hyri në zyrë ishte Rufus. Ndonëse u befasua nga reagimi i punonjësit dhe u ndal për një moment, ai shpejt u nis drejt zyrës. Pas tij erdhi Tarka, e cila u kënaq aq shumë nga kjo pritje, sa u kthye për t’u përkëdhelur nga stafi.

Qeni më i madh Belle sapo hyri në zyrë pa asnjë reagim sepse ishte e lodhur. Pas saj erdhi Stan i turpshëm, i cili iku me shpejtësi pas pronarit të tij. E fundit në radhë ishte Poppy, e cila aksidentalisht hyri në zyrën e gabuar.

Përdoruesit e TikTok zbuluan në komente se kjo video ua bëri ditën. “Të gjithë këta qen buzëqeshën dhe tani zemra ime është e ngrohtë”, “Qeni i madh sapo hyri me qetësi”, “Më pëlqen të duartrokas qentë e mi, kjo i bën ata të lumtur”, “Nuk dua të tingëlloj dramatike, por do të jepja jeta ime për Belle” , “Qentë në zyrë? Po kërkoni punonjës të rinj?” janë vetëm disa nga komentet e përdoruesve entuziastë. /Telegrafi/

@becopets Happy International Dog day from us, bringing this wholesome trend right back with our pups ? who is your fave? #internationaldogday #internationaldogsday #dogs #funnydog #funnydogsoftiktok #clapforyourdog ♬ Toy Story: You’ve Got A Friend In Me – Geek Music