Disa serbë janë duke qëndruar afër lumit Ibër në Mitrovicë. Kjo siç merr vesh Telegrafi po bëhet për shkak se ata po “frikësohen” se janë duke u krijuar rrethana për rrëzimin e murit.
Një percepcion të tillë ata e kanë krijuar pasi që persona të caktuar po punojnë në rregullimin e kamerave të sigurisë.
Veç kësaj, siç merr vesh Telegrafi, të gjithë punonjësit serbë të institucioneve shtetërore të Kosovës që veprojnë në pjesën veriore të Kosovës, janë të urdhëruar nga punonjësit e tyre që brenda 10 minutave t’i bashkëngjiten protestës në mbrojtje të murit. /Telegrafi/