Telegrafi

Punonjësit e hekurudhës nuk pushuan për festë, organizuan drekë për të pastrehë (Foto)

Stacioni trenave Euston në Londër, sot nuk ka zhvilluar itineraret e zakonshme, për shkak të festës së Krishtlindjes.

Por, kjo nuk do të thotë që punonjësit e kishin pushim, pasi ishin organizuar për një aktivitet bamirësie, transmeton Telegrafi.

Ata punuan tërë natën, që të rregullojnë tavolinat në platformë dhe të përgatisin ushqim për 200 të pastrehë.

Së bashku me disa vullnetarë, ata u kujdesën që secilit t’i sigurojnë një pako me dhurata, ku kishte rrobe dhe produkte higjienike.

Gjatë ditës, të varfërve iu është shërbyer gjellë e nxehtë, si dhe të gjithë kanë ngrënë edhe ëmbëlsirë. /Telegrafi/