Site icon Telegrafi

Punonjësit e Filharmonisë së Maqedonisë sërish shprehën pakënaqësinë ndaj Minsitrisë së Kulturës

Në koncertin e mbrëmshëm të quajtur “Filiz”, por edhe në koncertet në vijim, punonjësit e Filarmonisë së Maqedonisë do të mbajnë shirita të verdha si shenjë protestë për shkak të vendimit e Ministrisë së Kulturës për ta vendosur Orkestrin Nacional të Jazzit në objektin e Filarmonisë.

“Lufta jona është mbajtja e hapësirës për punë dhe nuk do të ndalojë deri sa të ndryshojë vendimi”, thonë punonjësit e Filharmonisë.

Ata shtojnë se do të vazhdojmë me proteta por edhe me mënyra të ndryshe për të kundërshtuar vendimin e padrejtë të Ministrisë së Kulturës.

Kujtojmë se pas vendimit të Ministrisë së Kulturës, Orkestri i sapo formuar i Jazzit, përkohësisht është vendosur në objektin e Filarmonisë, por punonjësit e këtij institucioni theksojnë se kjo nuk është përkohësisht, ndërsa pakënaqësinë për tre herë radhazi e shprehim me protesta./Telegrafi./

Exit mobile version