Telegrafi

Punonjësit e Amazon flenë në tenda, për të mos u vonuar në punë (Foto)

Punonjësit e selisë së Amazon që ndodhet në Fife të Skocisë, janë detyruar të flenë në tenda, në mënyrë që të jenë me kohë kur të fillojnë turnin.

Nga frika se mund të bllokohen në trafik, apo ndonjë problem tjetër, ata e kanë kaluar natën në këtë pjesë malore për të qenë afër punës, transmeton Telegrafi.

Përndryshe, për një vonesë më të vogël, ata rrezikojnë të largohen nga puna.

“Jam një nga punonjësit që paguhem shumë pak, por nuk guxoj të mbetem pa punë. U frikësova shumë se mund të vonohem derisa vi nga Perth, andaj fjeta në tendë. Këto ditë kemi shumë punë dhe për vonesën më të vogël, pushohemi nga puna”, ka thënë një punëtor, në kushte anonimiteti.

Gjatë ditëve të fundit, në këtë vend janë parë tri tenda, në të cilën kanë fjetur disa punëtorë që jetojnë në qytete të tjera.

Ndryshe, në këtë seli të gjigantit të shitjeve përmes internetit, punojnë një staf prej 1,500 personave, ndërsa për festat e fundvitit angazhohen edhe katërmijë punëtorë të përkohshëm. /Telegrafi/