Një aeroplan i El Al nga Varshava në rrugë për në Tel Aviv nuk u lejua të furnizohej me karburant pasi bëri një ulje në Antalia, Turqi.
Sipas mediave izraelite, përcjell Telegrafi, aeroplani u detyrua të bënte një ulje emergjente të dielën për të evakuuar një pasagjer që kishte nevojë për kujdes mjekësor.
Pasi priti në pistë për disa orë, aeroplani u nis për në Rodos, ku ishte vendosur të furnizohej me karburant përpara se të nisej për në Tel Aviv.
Pasagjerëve iu tha se pritej të kalonin disa orë në tokë në Turqi, pa leje për t’u larguar nga aeroplani, sipas raporteve të mediave hebraike.
Të gjitha fluturimet direkte ndërmjet Izraelit dhe Turqisë u anuluan menjëherë pasi shpërtheu lufta kundër Hamasit më 7 tetor, kur mijëra anëtarë të këtij grupi “pushtuan Izraelin jugor” nga Rripi i Gazës, duke vrarë rreth 1200 njerëz dhe duke marrë peng 251 të tjerë.
Në maj, Turqia ndërpreu të gjithë tregtinë me Izraelin – një lëvizje dramatike për burimin e pestë më të madh të mallrave të importuara të Izraelit, dhe që pritej të rezultojë në rritje çmimesh në Izrael, të paktën në afat të shkurtër. /Telegrafi/