Telegrafi

Punonjësit e aeroportit të Miamit kapen duke vjedhur para nga valixhet e pasagjerëve

Kamerat e sigurisë në aeroportin ndërkombëtar të Miamit, kanë kapur punonjësit duke vjedhur gjësendet nga valixhet e pasagjerëve që po kalonin nëpër skanerin me rreze X.

Pamjet shfaqin Labarrius Williams, 33-vjeç dhe Josue Gonzalez, 20, duke punuar bashkë dhe duke vjedhur para nga çantat e pasagjerëve në pikën e kontrollit gjatë 29 qershorit, transmeton Telegrafi.

Videoja e siguruar nga zyra e prokurorit në Miami, shfaq Williams duke iu afruar çantave nëpër të cilat fut duar nxjerr diçka dhe i fut në xhep.

Pas një hetimi, Williams, Gonzalez dhe një punonjëse tjetër e identifikuar si Elizabeth Fuster, u arrestuan nën akuzën për vjedhjen e 600 dollarëve nga kuletat e pasagjerëve.

E pas publikimit të pamjeve, opinioni në SHBA është alarmuar, dhe janë ngritur një sërë çështjesh lidhur me sigurinë e gjësendeve të pasagjerëve nëpër aeroporte. /Telegrafi/