Site icon Telegrafi

Punonjësit e aeroportit të Hong Kongut filmohen duke i hedhur valixhet me materiale që thyhen lehtë, sikur të ishin thasë me patate (Video)

Punonjësit e aeroportit të Hong Kongut janë filmuar duke i hedhur nga shiriti transportues në rimorkio të kamionit valixhet dhe kutitë, sikur të ishin thasë me patate.

Në videon amatore të publikuar më poshtë, punonjësit e aeroportit shihen duke i hedhur në rimorkio valixhet dhe kutitë që kanë gjësende që lehtë mund të thyhen, transmeton Telegrafi.

Me të publikuar në internet videoja është bërë virale, kurse dy burrat që shihen duke i hedhur 11 valixhet përfshirë këtu edhe një kuti kartoni me gjësende lehtë të thyeshme, kanë shokuar pasagjerët kur i panë çfarë po bënin.

Ndërkaq, të kontaktuar nga mediat kineze, zyrtarët e aeroportit i kanë kërkuar falje pasagjerëve, kurse kanë premtuar se do të hetojnë rastin dhe të gjejnë fajtorët e këtij veprimi të shëmtuar. /Telegrafi/

Exit mobile version