Telegrafi

Punonjësi shëndetësor në Wuhan vdes pasi bie nga objekti i spitalit

Një infermier/e në Wuhan i cili u përkujdes për pacientët e infektuar me coronavirus, ndërroi jetë pasi ra nga objekti i spitalit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, punonjësi thuhet se ishte grindur me një mbikëqyrës para këtij incidenti, pasi ishte ankuar për mungesën e pajisjeve mbrojtëse.

Lajmi vjen pasi shumë mjekë në Rusi kanë vdekur në mënyrë të ngjashme, të cilët përveç se i kërkuan mjetet e nevojshme, u detyruan të punojnë të infektuar.

Incidenti ndodhi të mërkurën në Spitalin Xiehe të Wuhanit, ndërsa gjinia e punonjësit të vdekur ende nuk është bërë e ditur.