Site icon Telegrafi

Punonjësi qëndroi i kapur prapa furgonit, që lëvizte me rreth 50 kilometra në orë (Video)

Jodie Brown e ka filmuar një punonjës, që qëndroi i kapur prapa një furgoni, që lëvizte nëpër Worcester të Anglisë.

Derisa makina vozitej me rreth 50 kilometra në orë, kur tejkaloi një kamion dhe zinte kthesa, ndërsa binte shi dhe frynte erë, transmeton Telegrafi.

“Besoj se ishte një suvatues, që nuk kishte ku të hynte brenda dhe për një udhëtim të shkurtër, qëndroi jashtë”, e ka përshkruar Brown videon e postuar.

Me këtë rast, po kërkohet të identifikohet punonjësi dhe ngasësi i furgonit, që rrezikuar të shkaktojnë ndonjë aksident. /Telegrafi/

https://youtu.be/YjrK-3aDM0w

Exit mobile version