Brittany McKee ka parë se si punonjësi i njohur vetëm si Jason, e ka qetësuar një të moshuar që qëndronte në dyshemenë e një qendre tregtare në Shtetet e Bashkuara.
Derisa ajo po kalonte nëpër një krizë nervore dhe ishte telefonuar ndihma e shpejtë, ai i ka qëndruar pranë duke i kërkuar të ngrihet, derisa është bindur të lëvizë, transmeton Telegrafi.
“Kjo tregon se ende ka njerëzi, ai i rrinte afër edhe pse ajo e refuzonte gjatë tërë kohës. Ngrohtësia që i dha, mbase i shpëtoi edhe jetën”, ka shkruar McKee lidhur me rastin.
Fotografia e hedhur në internet, ka bërë që të mbledhë shumë pëlqime, ndërsa nuk kanë munduar as lëvdatat për punonjësin. /Telegrafi/