Telegrafi

Punonjësi i portit gjendet 30 orë pas shpërthimit, nga detonimi i fuqishëm në Bejrut ka përfunduar në det

Një punonjës i portit të Bejrutit i identifikuar si Amin al-Zahed, është gjetur pas 30 orëve të shpërthimit masiv që shembi një pjesë të kryeqytetit të Libanit.

Al-Zahed është gjetur në detin Mesdhe, ku edhe përfundoi pas shpërthimit të fuqishëm. Ai është gjetur i mbuluar në gjak dhe më shumë plagë në trup, kurse ekipet e shpëtimit e kanë dërguar me urgjencë në spitalin më të afërt të Bejrutit, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Pamje rrëqethëse brenda një kishe në Bejrut, po bëheshin gati për ceremoninë martesore kur gjithçka shpërtheu

Megjithatë, familja e tij vazhdon të këmbëngul se nuk po mund ta gjejnë. Libanezët po vazhdojnë të kërkojnë më të dashurit e tyre që janë zhdukur pas shpërthimit.

Madje kanë hapur profile të ndryshme në Instagram, ku u kërkojnë të gjithë ndihmë nëse kanë ndonjë informacion për familjarët e tyre. /Telegrafi/