Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur punonjësi i një restoranti, qëllon dhe vret dy burra në momentin kur po bëhej ndërrimi i orarit.
Policia në Çikago arrestoi të dyshuarin Mehdi Medellel, 42-vjeç, për vrasje të shkallës së parë në J&J Fish gjatë 7 tetorit, transmeton Telegrafi.
Sipas policisë, të shtënat ndodhën pasi dy viktimat, të moshës 55 dhe 56-vjeç filluan të grinden me Medellel rreth orës 22:30.
Pamjet e siguruara nga Daily Mail, viktimat duket se nuk kishin ide që në ato momente po i priste vdekja – pak sekonda para se të fillonin të shtënat.
Njëri prej tyre ishte ulur dhe po hante në tavolinë derisa tjetër po shikonte në një çantë – kur sulmuesi u fut nga dera e pasme e lokalit.
Mbetet e paqartë natyra e grindjes mes tyre, kurse policia nuk ka pranuar të jap detaje lidhur me rastin. /Telegrafi/