Punonjësi i një marketi në Angli ka sulmuar një djalë pasi që sipas tij ishte i “mërzitshëm”. Pasi që e kishte shtyrë, i riu kishte përplasur kokën në rafte, e kamerat e sigurisë e kanë filmuar këtë moment rrëqethës.
Në video shihet se si biondi që raportohet të ketë 9 vjet, i afrohet punonjësit i cili e shtynë pa kurrfarë arsye. E si pasojë djaloshi përplas kokën në rafte, transmeton Telegrafi.
Ky incident ka ndodhur më 7 gusht të vitit të kaluar, por këto ditë është publikuar në rrjetet sociale. E përbri videos, autori ka shkruar se për këtë veprim është shkarkuar nga puna punonjësi i marketit.
Sipas dëshmitarëve që kanë dashur të mbesin anonim, djaloshi i kishte qëndruar pranë punonjësit për një kohë të gjatë duke qenë kureshtar dhe të di se çfarë pune kryente burri. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=DE9i8An53o4