Site icon Telegrafi

Punonjësi ka mundur ta pësonte keq, nga iPhone që eksplodoi papritmas (Video)

Derisa po e rregullonte një iPhone 6S Plus, punonjësi i njohur vetëm si Wang nga Kina, ka mundur ta pësonte mjaft keq.

Pajisja që i eksplodoi në dorë lëshoi flake dhe tym, të cilave ai iu iku me shpejtësi, transmeton Telegrafi.

Ende nuk dihet se çfarë e shkaktoi shpërthimin, teksa Apple ka kërkuar të bie në kontakt me punonjësin, për të zbardhur rastin.

Eksplodime të ngjashme kanë ndodhur më parë, gjatë rregullimeve nga njerëz të paautorizuar dhe në mënyrë amatore. /Telegrafi/

https://youtu.be/zJy10UsNmu4

Exit mobile version