Telegrafi

Punonjësi hodhi bagazhet pa kujdes, duke iu shkaktuar dëme të konsiderueshme (Video)

Shannon Peppiatt ka qenë duke udhëtuar nga Londra për në Turqi, kur e ka parë një punonjës të kompanisë ajrore, se si po i hidhte bagazhet.

Udhëtarja është nervozuar me të, ngaqë edhe vet i kishte valixhet në atë hapësirë, transmeton Telegrafi.

“E dija se kur do të marr valixhen, do të ketë dëmtime. Ato dukeshin nga jashtë, mos të flasim për gjërat e dëmtuara brenda”, ka shkruar Peppiatt lidhur me rastin.

Raportohet se ajo është ankuar te kompania, por nuk është bërë e ditur çfarë përgjigje ka marrë. /Telegrafi/