Telegrafi

Punonjësi i funeralit kërkon falje që bëri selfie me trupin e pajetë të Maradonës – i lutet avokatit mos të marrë hapa ligjor

Avokati dhe agjenti i Diego Maradonës ka bërë të ditur se janë marrë hapa ligjor ndaj punonjësit të funeralit që bëri selfie me trupin e pajetë të legjendës së futbollit.

Legjenda e futbollit që u nda nga jeta të mërkurën e javës së kaluar në moshën 60-vjeçare, derisa konsiderohet si njëri ndër më të mirët në histori.

Të premten, një punonjës i funeralit kishte bërë fotot me trupin e pajetë të Maradonës, derisa avokati ka bërë të ditur se tashmë ka filluar një aksion për ta burgosur atë.

Lexo po ashtu Misteri i pasurisë së Maradonas: Pas pikëllimit - fillon beteja për trashëgiminë

Mirëpo, punonjësi i funeralit, Claudio Fernandez, ka shkuar në një radio lokale në Argjentinë për të kërkuar të falur, sipas asaj që raporton Daily Mail.

“Ne ishim duke e bërë gati trupin e Diegos për ta bartur, dhe djali im që është i ri (18-vjeçar) më kërkoi që të bënim një foto”, ka thënë ai.

“U kërkoj të gjithëve falje nga ky gjest i imi. Kam punuar me babain e Maradonës me vëllain e tij (nga një nënë tjetër)”.

Lexo po ashtu “Do të paguajnë shtrenjtë”, avokati i Maradonas paralajmëron tre personat që pozuan me trupin e vdekur të legjendës argjentinase

“Kam qenë shumë i afërt me Diegon kur ishte gjallë, Asnjëherë nuk do e fyeja, pasi ai është idoli im”.

“E di se shumë presona janë fyer nga ajo gjë, mirëpo nuk doja t’i zemëroja me ato foto. Kërkoj që të më falin”, ka shtuar më tej Fernandez. /Telegrafi/