Telegrafi

Punonjësi i dyqanit i shpëton gjarprit i cili i ishte vërsulur miut, kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Ky është momenti kur punonjësi i një dyqani i shpëton gjarprit, i cili po ndiqte miun për ta ngrënë.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur punonjësi i cili ishte me telefon në dorë, vëren se gjarpri i ishte vërsulur një brejtësi të cilin shpresonte ta kishte për “drekë”, transmeton Telegrafi.

Ngjarja ka ndodhur në Madhya Pradesh të Indisë, ku punonjësi për një “fije floku” i shpëton më të keqes, duke arritur të largohet me shpejtësi nga lokali.

Megjithatë gjarpri mbeti edhe pa ushqim, pasi që miu arriti t’i shmanget – e nga mllefi gjarpri dukej akoma duke u “sorollatur” nëpër mallra me shpresën se do ta gjej sërish miun. /Telegrafi/