Në një lokal të McDonald’s në Tajvan, është fotografuar punonjësi i paemëruar teksa bënte dush në lavamanin e kuzhinës.
Kjo ka ngjallur kritika të mëdha dhe është vënë në dyshim higjiena e shërbimeve të tyre, transmeton Telegrafi.
Mirëpo, zyrtarët e kompanisë kanë kërkuar falje dhe shpjeguan këtë si rast të mbyllur.
“E la punën se i erdhi ftesa për ushtri, andaj kolegët i organizuan një festë, ku hodhën sipër tortë. Ai hoqi bluzën dhe u pastrua në lavaman, sepse nuk mund të largohej ashtu”, thuhet në raport.
Sipas reagimit, ajo hapësirë është pastruar dhe gjithçka ka qenë në rregull kur filloi turni ri. /Telegrafi/