Telegrafi

Punonjësi i anijes franceze ishte futur në tualetin e femrave, i filmonte tinëzisht – shkarkohet pas publikimit të videos që u bë virale

Punonjësi i një anije është shkarkuar, pasi është zënë duke filmuar tinëzisht pasagjeret derisa ishin në tualet.

Videoja që është bërë virale, ka marrë mbi 10 milionë shikime në TikTok, transmeton Telegrafi.

“Ky burrë ishte në tualetin e femrave”, tha viktima e identifikuar si Saja e cila publikoi videon.

Ky incident ka ndodhur kur anija MSC Meraviglia, që ishte në pronësi të kompanisë me seli në Francë po udhëtonte.

Pasagjeret e tmerruar pretendojnë, se burri ishte mbyllur në një kabinë të tualetit të femrave dhe i filmonte tinëzisht.

“Ka diçka atje që po më filmon. Është një burrë”, dëgjohet duke thënë Saja, e cila vazhdimisht ia drejton kamerën në fytyrë me qëllim që t’i zbulohet identiteti. /Telegrafi/

@sajac4 This man was in the women’s restroom located at the kids club. Please don’t leave your children unattended on any vacation & be aware of your surroundings at all times. #cruise #cruiseshipcrew ♬ original sound – Saja 🇵🇸