Telegrafi

Punonjësi me aftësi të mahnitshme në ngjyrosjen e shenjave të komunikacionit (Video)

Është hedhur një internet një video e realizuar në Skoci, që e tregon një punonjës të shkathtë, teksa ngjyrosë parkingun e rezervuar për shoferët me nevoja të veçanta.

Mënyra se si manovron ai me mjetin që lëshon ngjyrën termoplastike, ka bërë që shumë njerëz të mbesin të befasuar nga aftësitë e tij, transmeton Telegrafi.

“Ky është art”, si dhe “mua do më dështonte që në lëvizjen e parë”, janë dy nga komentet lidhur me rastin.

Shumë shikues kanë thënë se do donin të kryenin këtë punë, duke kërkuar më shumë pamje gjatë kohës kur ai është duke punuar. /Telegrafi/