Është hedhur një internet një video e realizuar në Skoci, që e tregon një punonjës të shkathtë, teksa ngjyrosë parkingun e rezervuar për shoferët me nevoja të veçanta.
Mënyra se si manovron ai me mjetin që lëshon ngjyrën termoplastike, ka bërë që shumë njerëz të mbesin të befasuar nga aftësitë e tij, transmeton Telegrafi.
“Ky është art”, si dhe “mua do më dështonte që në lëvizjen e parë”, janë dy nga komentet lidhur me rastin.
Shumë shikues kanë thënë se do donin të kryenin këtë punë, duke kërkuar më shumë pamje gjatë kohës kur ai është duke punuar. /Telegrafi/
https://youtu.be/LQ9BtD4C_yE