Udhëtarët e aeroportit në Ibiza të Spanjës e kanë shikuar të habitur, një punonjës që hidhte dhe shqelmonte valixhet e tyre.
Ai nuk ka treguar aspak kujdes, por vetëm ka gjuajtur në rimorkion bagazhet që i ishin rrëzuar, transmeton Telegrafi.
“Kjo është arsyeja, pse gjithmonë gjej gjëra të thyera kur kthehem nga pushimi” është një nga komentet e shumta.
Nuk dihet për dëmet e shkaktuara, por bëhet e ditur se rasti po hetohet dhe pasagjerët do të kompensohen. /Telegrafi/
https://youtu.be/gMDGx5RLGl8