Cilat janë këngët e preferuara gjatë një dite pune? Dëshironi ta dëgjoni tërë kohën Beyoncen? Dëgjoni rok? Muzikë klasike? Apo preferoni qetësi të thellë?
Çështja e muzikës në vend të punës është pak problematike. A duhet të dëgjoni muzikë në vend të punës? A duhet ta bëni këtë vetëm të premteve? Cili punëtor e ka të drejtën të bëhet “DJ”?
Pavarësisht potencialit për fjalosje, muzika në zyre faktikisht mund të ndikojë që punëtorët të jenë shumë më të motivuar për punë.
Një hulumtim, i kryer nga Workthere, ka zbuluar se dy të tretat e punëtorëve britanikë mendojnë se dëgjimi i muzikës është diçka e domosdoshme.
38% e punëtorëve thonë se dëgjimi i muzikës ua përmirëson produktivitetin dhe 35% thonë se muzika në punë ua rritë disponimin.
Megjithatë, dëgjimi i muzikës në zyre nuk është për çdo njeri.
Për disa, muzika mund të jetë plotësisht shpërqendruese dhe t’ua bëjë të pamundur edhe kryerjen e detyrave më të thjeshta, siç është shkrimi i një e-maili. /Telegrafi/