Motoçikleta e tij 14-metërshe arrin shpejtësinë prej 50 kilometrash në orë, dhe atë e ka punuar nga dy skuterë të modelit Honda Sky të cilët i ka lidhur me alumin.
“Është mjaftë e rëndë prandaj është vështirë të kontrollohet, derisa për t’u kthyer ju nevojitet gjashtë shirita të rrugës”, ka thënë Furze nga Connecticut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
E ka vozitur 100 metra dhe incizimin ia ka dërguar Librit të Rekordeve Guinness dhe tani pret vërtetimin e tyre se ka thyer rekordin të cilin e mban motoçikleta me gjatësi prej 9.6 metrash.