Gjatë inspektimeve që ka bërë ditëve të fundit Inspektorati i Punës në shumë kompani private ka gjetur 791 punëtorë të cilët kanë punuar pa kontrata pune. Zyrtarë nga Inspektorati i Punës bëjnë të ditur se për dallim nga viti i kaluar sivjet ka rënë dukshëm numri i punëtorëve që punojnë pa kontrata pune
Shumë punëtorë në sektorin privat edhe më tutje vazhdojnë të punojnë pa kontrata pune, ndonëse një veprim i tillë paraqet shkelje ligjore. Gjatë inspektimeve që ka bërë ditëve të fundit Inspektorati i Punës në shumë kompani private ka gjetur 791 punëtorë të cilët kanë punuar pa kontrata pune.
Zyrtarë nga Inspektorati i Punës bëjnë të ditur se për dallim nga viti i kaluar sivjet ka rënë dukshëm numri i punëtorëve që punojnë pa kontrata pune.
Basri Ibrahimi, kryeinspektor i Punës, ka thënë për gazetën “Zëri” se këtë vit kanë ndryshuar metodologjinë e inspektimeve, ku, sipas tij, ka rezultate pozitive në krahasim me vitet paraprake.
“Këtë vit e kemi ndryshuar metodologjinë e inspektimeve dhe deri më tani në bazë të informatave nga terreni kemi rezultate pozitive në krahasim me vitet paraprake. Kjo shihet edhe në bazë të numrit të punëtorëve pa kontrata pune. Planin vjetor të inspektimeve besoj se do ta përmbushin inspektorët”, ka thënë ai. /Zëri/Telegrafi/