Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka parë nga afër punimet që po zhvillohen në Teatrin “Avdush Hasani”.
Bulliqi ka deklaruar se ky është një investim i rëndësishëm për kulturën në qytetin e Podujevës.
“Ky projekt, me vlerë mbi 200 mijë euro, po mundëson rinovimin e plotë të hapësirave të brendshme dhe të jashtme të teatrit, duke krijuar kushte më të mira për artistët dhe publikun”, thotë ai.
Tutje, Bulliqi ka shkruar se me këtë investim synojnë jo vetëm të përmirësojnë infrastrukturën e teatrit por edhe të nxisim zhvillimin e jetës kulturore në qytetin e Podujevës.
“Punimet po ecin me ritëm të mirë dhe shumë shpejt, qytetarët tanë do të kenë mundësinë të shijojnë shfaqjet teatrale në një mjedis më dinjitoz dhe funksional”, shtoi ai./Telegrafi/