Site icon Telegrafi

Punimet në rrugën “Fehmi Agani”, mund të përfundojnë para afatit (Foto)

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmetin, vizituan sot punishten në rrugën “Fehmi Agani”.

“Banorët dhe bizneset e kësaj rruge ka kohë që kanë probleme me kanalizimin, problem ky që tani po zgjidhet. Po bëhet rregullimi edhe i kanalizimit fekal, edhe i atij atmosferik, e po ashtu edhe i sistemit të ujësjellësit”, thuhet në njoftimin për media.

Punimet është paraparë që të zgjasin 60 ditë, por duke e parë dinamikën e punës, mund të përfundojnë edhe më herët. Tashmë janë kryer më shumë punë, se që është planifikuar për këtë periudhë dyjavore. /Telegrafi/

Exit mobile version