Site icon Telegrafi

Punimet në rrugë, banorët e rrugës “Bajram Bahtiri” përballen me mungesë të ujit

Banorët e lagjes Xhemajl Ibishi, më saktësisht në rrugën Bajram Bahtiri në Prishtinë, prej kohësh po përballen me mungesë uji, e cila ka ardhur si pasojë e disa punimeve që po bëhen në rrugë.

Në redaksinë e Telegrafit kanë arritur disa ankesa nga banorët e kësaj lagje, të cilët thonë se reduktimet me ujë ndodhin disa herë gjatë ditës.

Përveç problemeve me furnizimin me ujë, tashmë qytetarët kanë edhe disa shqetësime, duke treguar se infrastruktura është dëmtuar dhe se trotuaret janë  të pakalueshme për këmbësorët, ndërsa shpesh rruga bllokohet edhe për qarkullimin e automjeteve.

Lidhur me këtë çështje, Telegrafi ka kontaktuar me KRU “Prishtina”, por deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, nuk ka marrë ende një përgjigje./Telegrafi/

Exit mobile version