Telegrafi

Punimet në autostrada pa mbikëqyrje

Zyrtarët e Ministrisë së Transportit thanë për Radio Kosovën se janë duke hulumtuar rreth vërtetësisë së dokumentacionit. Ndërkaq, ekspertët e ekonomisë kritikojnë institucionet për zvarritjen e procesit.

Ndërtimi i autostradës Morinë- Merdar është duke vazhduar pa mbikëqyrje ndërkombëtare edhe pse Ministria e Transportit tashmë ka përzgjedhur konsorciumin italian “Merilino Progetti & Politecnica”, që do ta mbikëqyrë atë, ende nuk është nënshkruar kontrata përkatëse.

Endrit Shala, shef i kabinetit të ministrit Limaj thotë se kontrata nuk është nënshkruar për shkak të dyshimeve të departamentit të prokurimit mbi vërtetësinë e dokumenteve të prezantuara. /Telegrafi/