Telegrafi

Punime në linjën Kosovë-Shqipëri, pjesë të Gjakovës 6 ditë pa rrymë

Nga sot deri më 23 prill, institucionet që furnizohen nga linja Gjakovë 1- Ponoshevc, pothuajse tërë ditën do të mbesin pa furnizim me energji elektrike, si pasojë e punimeve në kuadër të projektit për ndërtimin e linjës 400 kV Kosovë-Shqipëri.

Sipas KOSTT, shkyçjet do të bëhen nga ora 08:00-12:00, si dhe nga ora 14:00-18:00. Shkyçjet po bëhen me qëllim të krijimit të kushteve të sigurisë në punë dhe janë të domosdoshme për të mundësuar vendosjen e kabllos optike në linjën 220 kV Prizren 2- Fierzë. /Telegrafi/