Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica”, njofton konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se të enjten duke filluar nga ora 09:00 deri në orën 17:00, do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm, gjithsej shtatë orë.
“Njoftojmë konsumatorët e Mitrovicës dhe Skenderajt se nesër (e enjte) me datë 27.09.2018 nga ora 09:00 deri më 17:00, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell Telegrafi.
Në fund, KRU “Mitrovica” thotë se reduktimet e ujit janë për shkak të punimeve që do të zhvillohen në fabrikën e ujit në Shipol. /Telegrafi/