Site icon Telegrafi

Punime ndërtimore në stacionin për filtrimin e ujërave të zeza në Koçan

Kryetari i komunës së Koçanit, Ratko Dimitrovski, e vizitoi pikën ku kryhen ndërtimet për stacionin filtrues të ujërave të zeza në Mojanci dhe bëri mbikëqyrje të punimeve te kolektori 1.

‘I tërë mekanizmi është kyçur në punime, realizuesi i projektit WTA dhe ‘Zhikoll’ në mënyrë cilësore e kryejnë punën e tyre dhe mundësojnë zgjidhje për ujërat e zeza. Vërejmë një rrjedhë normale të punëve në stacionin filtrues’, u shpreh kryetari Dimitrovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Projekti arrin një vlerë prej 21 milionë franga zvicërane, nga të cilat 92 për qind janë grant nga Qeveria e Zvicrës, 7 për qind nga Qeveria e Maqedonisë dhe 1 për qind nga komuna e Koçanit dhe NK ‘Ujësjellësi’./Telegrafi/

Exit mobile version