Site icon Telegrafi

Punime kreative të Blinerës të stilit Boho

Gjërat unike kërkojnë detaje, përkushtim e madje edhe përsosmëri. Është pikërisht unikja ajo që e karakterizon personazhin tonë të sotëm.

Edhe pse Blinera Vitia ende vijon mësimet në shkollë, kjo nuk e ka ndaluar që të merret me pasionin e saj të fshehtë. Përgjatë një viti, ajo ka arritur të krijojë brendin e saj me punime të cilat sa janë të bukura, janë edhe të veçanta.

Të gjitha janë punime dore, të cilat realizohen me këta penj.

Punimi i parë i Blinerës ka qenë kjo çantë, të cilën ende e ruan për të kujtuar fillimet e saja.

“Produktet kam filluar t’i punojë qysh një vit më herët. Fillimisht i kam punuar vetëm për dëshirat e mia, tash që një muaj kam filluar të punoj edhe online. Fillimisht jam prezantuar në rrjetet sociale me produktet ‘macrame’, pastaj prej interesimit të madh që e kam pas për to, kam filluar përmes internetit t’i punoj”, thotë Blinera.

Brendi i saj ka shumë punime, duke filluar nga dekorimet për shtëpi e deri te aksesoret shumtë për veshje të vajzave.

“Produktet prej macramesë mund t’i punojmë në punime të ndryshme, duke filluar prej aksesorëve për femra që hynë, çantat, sandalet, rripat e duke vazhduar pastaj me produkte e aksesorë të ndryshëm për tavolinë, jastëkë, tepih e shumë çka tjetër”, shton ajo.

Të gjitha punimet e saja, Blinera i bën me shumë dashuri, duke i shtuar çdo herë koleksionit të saj gjëra të reja, edhe pse produktet me të cilat punon, nuk gjinden lehtë në vendin tonë.

“Fillimisht ka qenë shumë e vështirë të gjendet, mirëpo me kalimin e kohës, duke parë që macrameja është art që po kërkohet shumë, kam filluar që t’iu sugjerojmë edhe më shumë”, përfundon Blinera.

Ne e lamë Blinerën në këndin e saj të preferuar të oborrit, duke punuar me dashuri e pasion produktet e saja. /Telegrafi/

 

Exit mobile version