Telegrafi

Punime artizanale të migrantëve do të shiten në Shkup

Me moton ”Dhuro shpresë”, në Çarshinë e Shkupit do të mbahet treg humanitar të më shumë se 100 punimeve artizanale të dorës të refugjatëve që e kalojnë Maqedoninë, si vend tranzit, ose qëndrojnë këtu, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Punimet janë përgatitur në punëtoritë e organizuara në shkurt dhe mars për t’u ndihmuar shtegtarëve në përballjen e tyre me traumat që i kanë përjetuar gjatë ikjes së tyre.

Këto punëtori u organizuan nga USAID-i, në kuadër të projektit për mbrojtjen e të drejtave të refugjatëve dhe shtegtarëve, i realizuar nga Shoqata maqedonase e juristëve të rinj, në bashkëpunim me Porta e hapur – La Strada.

Sipas AIM-së, mjetet e mbledhura do të përdoren për nevojat e shtegtarëve të cilët kalojnë, ose qëndrojnë në Maqedoni./Telegrafi/