Telegrafi

Punëtorja hotelit, pastronte xhamat me çarçafin e krevatit (Foto)

Vizitorja e një hoteli në Taupo të Zelandës së Re, u shqetësua kur pa pastruesen që fshinte xhamin e dhomës me çarçafin e krevatit.

Fotografinë ku tregohet ky veprim ajo ia ka treguar menaxheres dhe e ka postuar më pas në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Pastrimi i xhamit me çarçaf

Asaj i është kërkuar falje nga drejtuesit e hotelit, që i thanë se kjo ishte e hera e fundit që ndodhi diçka e tillë, ndërsa dhoma i është pastruar sërish. /Telegrafi/