Afërdita Mula Zhubi, punëtore në QKMF në Gjakovë është sulmuar sot nga qentë endacak.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se ky është sulmi i dytë që i ka ndodhur.
Mula-Zhubi ka ndarë edhe fotografitë ku shihet se qentë endacakë e kanë kafshuar në këmbë.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Parku i Lirisë duke ardhur në punë sulmohem për herë të dytë nga qentë endacakë. Ju lutem organeve kompetente të Komunës së Gjakovës të marrin masa ndaj qenëve endacakë në mënyrë që të lëvizi lirshëm drejt vendit të punës”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/