Site icon Telegrafi

Punëtorit iu ngul në trup një shufër metalike 90 centimetra e gjatë – mjekët brazilianë tregojnë se si ia shpëtuan jetën

Një punëtor ndërtimi brazilian ishte jashtëzakonisht me fat që i mbijetoi një aksidenti të tmerrshëm pasi rrëshqiti nga një skele pesë metra e lartë.

Ai ka rënë direkt mbi një shufër metalike, 90 centimetra e gjatë, e cila i ka shpuar nga të pasmet deri te gjoksi, gjithashtu i ka dëmtuar stomakun, mëlçinë dhe gjoksin.

Burri 57-vjeçar fatkeq u dërgua me urgjencë në një spital në qytetin e Curitiba, ku mjekët kryen një radiografi dhe kuptuan se shufra arrinte deri në diafragmë, raporton dailystar.

Kirurgët përshkruan se si e shpëtuan dhe operacioni filloi me një sternotomi (prerje të sternumit).

Më pas i kanë hequr indet e dëmtuara dhe kanë riparuar lëndimet e brendshme, pas së cilës i është bërë transfuzion gjaku.

Pas disa ditësh, pacienti mundi të ngrihej dhe të hante dhe u lirua për trajtim në shtëpi disa javë më vonë.

Para kësaj, mjekët vunë re një ind të madh mbresë në një pjesë të uretrës, por nuk është e qartë nëse është bërë diçka për të.

Ekspertët mjekësorë thonë se aksidente të tilla janë të rralla dhe se zakonisht ndodhin në industrinë e ndërtimit. Një përqindje e madhe e tyre janë fatale, ose më vonë çojnë në komplikime. /Telegrafi/

Exit mobile version