Telegrafi

Punëtori për përmirësimin e shërbimeve të personave me aftësi të kufizuara

”Përmirësim i shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara’ është tema e punëtorisë që do të mbahet sot në Ohër, në organizim të Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDS) në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i ngjarjes është këmbimi i përvojave dhe praktikave të ekspertëve vendorë dhe të huaj, si dhe konfirmimi i mundësive të reja dhe serviseve që do t’ju ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara të jetojnë jetë më të pavarur dhe më cilësore në bashkësi, në pajtim me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, njofton AIM.

Në punëtori është paralajmëruar fjalimi i koordinueses së përhershme të KB-së dhe të UNDP-së, Louisa Vinton dhe zëvendës-udhëheqësi i misionit në ambasadën e Zvicrës, Stefan Tomagian. /Telegrafi/