Site icon Telegrafi

Punëtoria e parë ‘Dizajnimi me pjesëmarrjen e komunitetit’ për rifunksionalizimin e kinemasë Jusuf Gërvalla në Pejë

Sot u zhvillua punëtoria e parë ‘Dizajnimi me pjesëmarrjen e komunitetit’ për rifunksionalizimin e kinemasë Jusuf Gërvalla në Pejë inicuar nga Anibar.

Qëllimi i punëtorisë është të gjenerojë ide dhe propozime mbi mundësitë e përdorimit të hapësirave të kinemasë bazuar në kërkesat e komunitetit, për të shtyer rikthimin e aktiviteteve në kinema dhe shfrytëzimin e objektit për te mirën e qytetit dhe qytetarëve. Këto lloj punëtorish janë një ndër metodat më të aplikuara në botë sa i përket rifunksionalizimit dhe ridizajnimit të hapësirave publike dhe të tjerave me interes për komunitetin. Përfshirja e komunitetit garanton që planifikimi të bëhet në akord me qytetarët dhe që hapësira të jetë e frekuentuar nga ata me ndihmën e të cilëve është bërë rifunksionalizimi. Konkludimet e dala nga kjo punëtori do të shërbejnë si bazë mbi të cilën do të punohet për fazat e mëtutjeshme të këtij procesi kompleks.

Kjo punëtori u zhvillua me 15 pjesëmarrës ku u përfshinë prezantime, vizita e hapësirave të kinemasë si dhe tri procese të punës dhe komunikimit mes pjesëmarrësve që përfshinë:

Shenjëzimi në hartë i aktiviteteve;
Gjenerimi i ideve përmes gjeneratorit me tri fusha: grupi i targetuar, aktiviteti, hapësira; dhe
Vlerësimi i propozimeve nga vetë pjesëmarrësit sipas vështirësisë së realizimit dhe impaktit që do të kenë në kinema.

Përderisa për këtë punëtori të parë pjesëmarrësit ishin kryesisht student, në punëtoritë e rradhës do të përfshihen edhe grupet e tjera të qytetarëve të cilët janë të lidhur në një mënyrë ose tjetrën me procesin e rifunksionalizimit të kinema Jusuf Gërvalla në Pejë.

Exit mobile version