Një punëtor që po përpiqej që të jetë në formë, e ka shfrytëzuar shiritin e ekskavatorit sikur të jetë ‘tredmill’, makina elektrike për vrapim.
Në videon e publikuar në internet, shihet burri nga Shanxi i Kinës që demonstron një teknikë mjaftë të rrezikshme, transmeton Telegrafi.
Në filmimin e shkurtër shihet ky njeri i paemëruar, teksa hedhë hapat nëpër shiritin e makinës Volvo që përdoret për gërmime në punishte të ndryshme.
Derisa miku tij e kontrollon makinën gjigante, ai vrapon me kujdes që të mos rrëzohet nga kjo pjesë lëvizëse. /Telegrafi/
https://youtu.be/QoV2s2Q7opk