Telegrafi

Punëtori vdes pasi ra nga “luhatësja rrotulluese” në një park lojërash në Florida

Një punëtor 21-vjeçar i parkut të lojërave, i cili ra nga gati 70 metra lartësi nga një “luhatëse rrotulluese” në Orlando, Florida, ka vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Jacob David Kaminsky po kryente një kontroll rutinë të sigurisë të hënën në mëngjes kur ra nga gjysma e rrugës me lartësi rreth 140 metra, i reklamuar si më i gjati në botë.

Sipas raporteve të mediave lokale, punëtori i ICON Park u dërgua në Qendrën Rajonale Mjekësore Orlando menjëherë pas orës 7.40 të mëngjesit, ku u shpall i vdekur.

“Është një tronditje. Sa herë që ka ndonjë dëmtim ose diçka të kësaj natyre, është jashtëzakonisht e trishtueshme”, tha John Stine, drejtori i shitjeve dhe marketingut i ICON, për Fox 35.

“Luhatësja rrotulluese” tani është e mbyllur ndërsa autoritetet po hetojnë incidentin, thanë zyrtarët e Parkut ICON.

Ashley Gipson, një zëdhënës i Orange County Fire Rescue, u raportua të ketë thënë se “ka disa mospërputhje se nga sa larg ishte rënia”.

Udhëtimi me StarFlyer u hap në parkun e Orlandos në vitin 2018, ku u vlerësua si “me siguri të lartë në qiell”. /Telegrafi/