Telegrafi

Punëtori u xhirua duke urinuar në makinën e drithërave (Video)

Një njërën nga fabrikat e Kellogg’s, është regjistruar momenti kur një punëtor ka urinuar në shiritin që bart drithërat në përpunim.

Në videon e censuruar shihet një mashkull duke kryer nevojën, në makinerinë që për momentin nuk kishte ndonjë material ushqimor.

Zyrtarët e fabrikës kanë pranuar se kjo ka ndodhur në ndonjërën nga njësitë e tyre dhe se janë hapur hetimet për ta zbuluar kryerësin, transmeton Telegrafi.

“Jemi të brengosur dhe të zhgënjyer thellë, andaj kërkojmë falje”, thuhet në reagimin e kompanisë. “Hetuesit tanë zbulojnë se kjo video është bërë gjatë vitit 2014 në Memphis. Të gjitha drithërat që kanë kaluar nëpër këtë shirit, tashmë janë jashtë tregut sepse u ka skaduar afati”. /Telegrafi/