Zyra e jashtme për punë kriminalistike në Prilep ka ngritur kallëzim penal kundër R.G (48) nga Prilepi, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“Në periudhën prej 05/08/2016 deri më 21/09/2017 i denoncuari si punonjës në SHA “Postat e Maqedonisë” – dega në Prilep, gjatë kryerjes së kontrollit mujor në postë në fshatin Dollnen, ka përgatitur procesverbale me përmbajtje të pavërteta”, thonë nga MPB, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më tej ata shtojnë se në këtë mënyrë, ai ka mundësuar që N.P (28) dhe V.P (27) të dy nga fshati Dollnent, të përfitojnë në mënyrë të paligjshme dobi pronësore prej 777.108 denarë në dëm të SHA “Posta e Maqedonisë”./Telegrafi/