Telegrafi

Punëtori për profilizim të shkollave

Sipas Hoxhajt, ky profilizim u ofron mundësinë e shkollimit gjatë tërë jetës, pasi që u mundësohet të vazhdojnë këtë shkollim edhe atyre që kanë pauzuar për një kohë të gjatë, ndërsa stafi i cili do të punojë në këto shkolla do të jetë staf i ri.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Andrew Sparks, vlerësoi se këto shkolla do të ndikojnë në stabilitet, rritje të zhvillimit ekonomik dhe punësimin e të rinjve.

Ndërsa trajnimi, "Qendrat e Ekselencës – bashkëpunimi në mes të qendrave, ministrisë dhe punëdhënësve", do të zgjatë dy ditë dhe është i organizuar nga Këshilli Britanik në bashkëpunim me Ministrinë Arsimit. /rtv21/