Site icon Telegrafi

Punëtori për planin aksionar kundër helmimit të kafshëve të egra në Maqedoni

Shoqëria ekologjike në Maqedoni në bashkëpunim me Fondacionin për mbrojtjen e kafshëve të egra (VCF) sot organizon punëtori ndërkombëtare për fillimin e bashkëpunimit të planit aksionar për luftën kundër helmimit të kafshëve të egra, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Qëllimi i takimit është bashkëpunimi në nivel kombëtar për ballafaqimin me aksidentet lidhur me helmimin e kafshëve të egra në pajtueshmëri me ligjet kombëtare dhe institucioneve përgjegjëse.

Në punëtorin e sotme do të marrin pjesë ekspert nga Ministria për Bujqësi Pylltari dhe Ujëra, Ministria për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, inspektorati i shtetit për pylltari dhe gjueti dhe mjedis jetësor, profesor nga Fakulteti për bujqësi, Fakultetit për siguri, MPB, teknika kriminale, Fakulteti i Veterinarisë si dhe ekspert ndërkombëtar nga Bullgaria, Serbia dhe Spanja. /Telegrafi/

Exit mobile version