Site icon Telegrafi

Punëtori për përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor

Ballkani Perëndimor dhe Turqia është rajon i ndjeshëm në ndryshimet klimatike. Për këtë është i nevojshëm bashkëpunim i përbashkët dhe aktivitete për uljen e ndikimit të pasojave nga ndryshimet klimatike për të cilat mund të fitojnë edhe mbështetje nga fondi i BE-së në vlerë prej 90 miliardë euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kjo u porosit në Punëtorinë e sotme rajonale për përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike në suaza të rrjetit ECRAN (Environment and Climate Regional Accession Network), në Shkup , projekt i financuar nga BE-ja me qëllim të avancimit të bashkëpunimit rajonal të mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi.

Mjetet nga fondet e BE-së veçmë janë në dispozicion, ndërsa siç tha zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temelkovski, varet nga gatishmëria e vendit për shfrytëzimin e këtyre mjeteve.

“Mjetet janë të qasshme dhe varet prej nesh kur do të jemi të gatshëm t’i shfrytëzojmë. Disa projekte veçmë rrjedhin në pjesën e rregullimit dhe avancimit të biodiversiteitit, menaxhimit të pellgjeve lumore, riparim i bazës së menaxhimit të ujit”, theksoi Temelkovski, përcjell Tv21. Ai shtoi se 1,2 milionë euro shfrytëzohen për përfundimin e legjislacionit në pjesën e ekologjisë, por edhe për përforcimin e kapaciteteve, pastaj për strategjinë, si dhe për masat konkrete për zbutjen siç janë projektet në pjesën e elementeve erozive, të relievit, natyrës, rehabilitimit të shtretërve të lumenjve, digave dhe urave.

Temelkovksi tha se për përmbytjet e vitit të kaluar në Pellagoni dhe Tetovë u parashikuan 10 milionë euro për sanim të dëmeve, ndërsa për përmbytjet në rajonin Shkupit ende bëhet vlerësimi.

Ai paralajmëroi se fillon projekti për erozion i ndihmuar nga KB-ja përmes të cilit do të bëhen intervenime konkret ku paraqiten ndikime negative nga ndryshimet klimatike.

Potencoi se Maqedonia në hartën e përgjithshme, e posaçërisht në pjesën jugperëndimore dhe një pjesë e vogël në rajonin juglindor hyn në pjesën më kritike ku ndryshimet klimatike kanë ndikime negative.

Lucas Holb nga BE theksoi se vërshimet që ndodhën në gusht të këtij viti na bënë dukshlm më të vetëdijshëm për pasojat që vijnë nga ndryshimet klimatike. Kjo, sipas tij, e imponoi nevojën për bisedim të këtyre ndryshimeve nga të cilat rezultatet nuk do të jenë menjëherë të dukshme.

Ai bëri thirrje që reformat e parapara për adaptim të ndryshimeve klimatike të zbatohen dhe theksoi se 20 për qind nga Buxheti i BE-së në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2020 është ndarë për aktivitete për adaptim të ndryshimeve klimatike.

Beatrice Jordi nga Drejtoria e KE-së për mjedis jetësor, tha se i nxisin vendet që të punojnë bashkërisht në adaptimin e ndryshimeve klimatike, ndërsa realizimi i aktiviteteve do të mbështetet financiarisht nga BE-ja.

Theksoi se në disponin qëndron fondi prej 90 miliardë eurove prej të cilave vendet nga rajoni mund të shfrytëzojnë edhe mjete për preventivë nga vërshimet.

“Duhet të jeni vazhdimisht përgjegjës dhe të punoni në preventivë”, porositi Jordi para përfaqësuesve të vendeve nga rajoni dhe Turqia, pjesëmarrëse në Punëtorinë rajonale për adaptim ndaj ndryshimeve klimatike./Telegrafi/

Exit mobile version