Mësimdhënës dhe profesorë universitar nga Maqedonia, Bullgaria dhe Suedia që janë pjesë e projektit ‘Erasmus plus’ sot e mbajnë punëtorinë e tretë në Universitetin ‘Goce Dellçev’ në Shtip, transmeton Telegrafi Maqedoni.
E titulluar ”Integrimi i burimeve të hapura edukative në Shkolla”, pjesëmarrësit do të mësojnë se si burimet e hapura edukative të shfrytëzohen dhe krijojen në mësimdhënie.
Ky projekt zgjatë dy vite dhe mbështetja financiare e Erasmus Plus programit kap shifrën prej 200.000 euro./Telegrafi/